Smoothie kundër plakjes, ja receta
Kjo smoothie me bazë mangon dhe farat chia është cilësuar shumë e fuqishme kundër plakjes, për shkak të antioksidantëve që ka në përbërje secili ingredient.
Ju e dini që dieta është çelësi kyç për të mbajtur lëkurën të re dhe për të reduktuar shenjat e moshës.
Antioksidantët që perimet dhe frutat e kësaj smoothiepërmbajnë ndikojnë për të reduktuar nivelin e stresit oksidativ, i cili ndikon edhe në shfaqjen e rrudhave, shkruan Shije.al.
Është gjithashtu shumë e rëndësishmë të jeni të hidratuar, duke konsumuar sa më shumë ujë, sepse kjo ndikon që lëkura juaj të duket më e bukur, e shëndetshme dhe e re.
Përbërësit për këtë smoothie:
1 filxhan qumësht bajameje
1 lugë gjelle fara chia
1/2 filxhanit me mango
1/4 filxhanit me ananas
1/4 filxhanit me papaja
Përgatitja:
Përzieni bashkë të gjithë përbërësit në blender. Fillimisht sigurohuni që ato të jenë organikë. Ju bëftë mirë!
LEXO TE NGJASHME