Supë kremoze me kungull dhe djathë bebe

00.9supe kremoze2516515849

Përveç djathit bebe, gjethet e mentes do t’i japin supës një shije të freskët, ashtu siç i duhet verës.

Një recetë e thjeshtë që duhet gjithmonë për darkë!

Përbërësit për 4-6 vetë:


  • 8 kunguj
  • 10 gjethe mente ose sipas dëshirës
  • 4-5 racione djathë “bebe”
  • 1 gotë qumësht me yndyrë (250 ml)
  • 1 litër lëng perimesh të valuar
  • kripë, piper


Përgatitja:

1.Kungujt e larë, i presim në copa të mëdha. I vëmë në një tenxhere me lëngun e perimeve të valuar dhe i lëmë në zjarr për 20 minuta afërsisht.

2.I grijmë kungujt bashkë me lëngun e tyre, shtojmë qumështin sa të bëhen si masë kremoze, shtojmë djathërat të prera në copa të vogla, gjethet e mentës dhe e rregullojmë për kripë e piper, shkruan Living. 

I grijmë përsëri derisa të përftojmë një masë kremoze dhe e shërbejmë menjëherë.

LEXO TE NGJASHME

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.