Receta të thjeshta dhe të shijshme për fëmijë nën 1 vjeç
Është gjithnjë e vështirë të ushqesh një fëmijë të vogël, kur bëhet fjalë për ushqimet që duhet të përdorim për të. Këtu janë dy receta të thjeshta nga dietologia Rolina Naco, për t’i ushqyer në mënyrën e duhur.
Krem me vezë-polentë
Recetë:
90 ml qumësht
1 të verdhë të vezës
1 lugë gjelle polentë
Në një ibrik ziejmë qumështin, të verdhën e vezës e përziejmë me polentën dhe më pas I përziejmë me qumështin, por që e kemi fikur zjarrin. Eshtë mirë të konsumohet e ngrohtë, pasi më vonë mpikset mjaft! Ose shtojmë pak më shumë qumësht.
Patate e ëmbël me mollë:
Recetë:
1 patate mesatare pa lëkurë
1 mollë mesatare pa lëkurë dhe pa fara
100 gr qumësht
Presim mollën dhe pataten në kubikë dhe i ziejmë ato jo shumë fort. I vëmë në mikser bashkë me qumështin dhe është gati!!! Duhet të konsumohet brenda 48 orësh.
LEXO TE NGJASHME