Receta e thjeshtë e vezës me tërshërë

0.9veze tershere152156558

Një mëngjes super i shijshëm që mund ta bëni dhe të ëmbël apo të kripur, por që do t’ju bëjë të ndiheni të ngopur deri në drekë.

Përbërësit:

1 vezë (e plotë)
2 kokrra vezë (të bardhat)
1/2 gotë uji tërshërë (në formë rrumbullake)
56 gr qumësht (i skremuar)

Përgatitja:

Shtoni të gjithë përbërësit në një tas dhe përziejini mirë.

Lyeni me pak yndyrë një tigan që nuk ngjit. Hidhni të gjithë përbërësit, siç do të bënit me vezët e zakonshme.

Kur masa të arrijë formën e dëshiruar, pak të lëngshme apo të thatë tërësisht, hiqeni nga flaka dhe vendoseni në pjatë.

Ka shumë mënyra se si t’i shtoni shije si me barishte apo erëza apo ta bëni të ëmbël me mjaltë, manaferra, banana, kanellë etj. mund të shtoni çfarë të dëshironi.

LEXO TE NGJASHME

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.