Kërmij me pomodorini

00.1kerminj3013256184152

Receta më e thjeshtë e kërminjve me pomodorini. Vetëm kështu mund të shijohen vërtet.

Përbërësit:

20 kërmij toke (nga “Elix Snail Farm”)
1 lugë çaji gjalpë
gjysmë kokrre qepë
2 thelpinj hudhër
1 lugë gjelle salcë domatesh
1 spec djegës
1 spec
gjethe dafine
1 gotë verë e bardhë
300 gr domate qershi
1/2 lt lëng pule
50 gr borzilok
100 gr majdanoz
vaj ulliri
kripë
piper

Përgatitja:

Lajini kërminjtë disa herë në një tas me ujë të kripur. Ziejini për 5 minuta në një enë me ujë të nxehtë dhe pak kripë.

Skuqni qepën dhe hudhrat në një tigan me pak vaj ulliri dhe 1 lugë çaji gjalpë.Shtoni 1 lugë salcë domate, 1 spec djegës dhe 1 spec të freskët, të prerë në copa të vogla. Përziejini mirë.

Shtoni kërminjtë e zier, pak kripë, piper, 3 gjethe dafine dhe 1 gotë verë të bardhë. Shtoni 300 gram pomodorini, lëngun e pulës, borzilokun dhe majdanozin. Përziejini mirë dhe gatuajini për disa minuta.

Vendosini në një pjatë për servirje. Shërbejini me pak bukë të thekur dhe vaj ulliri.

LEXO TE NGJASHME

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.