Biskota të ngjyrosura me lëng panxhari

00.2biskota panxhar2315614585

Përbërësit:

  • 100g sheqer
  • 1 vezë
  • 30ml qumësht
  • 140g gjalpë i tretur i ftohtë
  • 330g miell
  • 1 bustinë sodë për ëmbëlsira
  • ½ lugë me lëkurë limoni të grirë
  • 1 bustinë vanilje

    Na duhen gjithashtu: 
  • reçel pjeshke ose Nutella
  • liker Alchermes ose ngjyrë e kuqe ushqimore ose lëng panxhari të kuq
  • bajame të qëruara
  • sheqer

Përgatitja: ose me dorë ose në robot

1.Rrahim vezën me sheqerin, shtojmë gjalpin, qumështin, vaniljen, lëkurën e limonit të grirë, miellin dhe sodën nëpërmjet një site. I punojmë me dorë derisa të kemi një brumë homogjen dhe elastik.

2.Me brumin bëjmë topa të vegjël të shtypur pak nga njëra anë, I vendosim te tava e veshur me letër furre. I pjekim për 10 minuta me 180° në furrën e ngrohur më parë.

3.Kur biskotat e pjekura të jenë ftohur plotësisht, i bëjmë një gropë të vogël nga ana e sheshtë, I mbushim me reçel dhe një bajame. I bashkojmë më pas dyshe-dyshe, I lagim me pak Alchermes të përzier me pak ujë (raporti 10/1) ose me ngjyrë ushqimore të tretur në ujë, shkruan Living. Pas t’i kemi ngjyrosur, i lyejmë me sheqer të bardhë dhe i lëmë të thahen përpara se t’i konsumojmë.

Shënim: Nëse do të përdorni ngjyrues ushqimorë, bëni kujdes ta përdorni me pakicë pasi mund t’u japin shije të hidhur biskotave.

LEXO TE NGJASHME

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.