Ja receta super e thjeshtë e akullores me kos

00.9Akullore 45215414

Akullorja shijon akoma më shumë kur e bëni vetë me përbërësit më të thjeshtë që ju gjenden në shtëpi. Provoni këtë recetë super të lehtë me kos.

Përbërësit:
360 gram kos
1 kuti qumësht i kondensuar
250 ml ujë
250 ml krem qumështi
1 ½lugë çaji xhelatinë
Pak vanilje

Përgatitja:
Hidhni ujin dhe xhelatinën në një enë mesatare.
Vendoseni mbi një enë tjetër me ujë të ngrohtë dhe përziejini mirë derisa xhelatina të tretet plotësisht.
Shtoni qumështin e kondensuar, kosin, pak vanilje dhe përzierjen me xhelatinë në një enë të madhe.
Përziejini mirë dhe tranferojeni më pas në një enë për akullore.
Vendoseni në frigorifer për 7-8 orë që të ngrijë plotësisht. Përziejini 2-3 herë gjatë kësaj kohe.

LEXO TE NGJASHME

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.