Qofte me gjoks pule dhe limon, ja receta
Përgatitja e kësja recete do t’ju japë mundësinë të shijoni një drekë të shijshme dhe freskuese. Qoftet e pulës melimon mund t’i përdorni dhe për aperitiv.
Përgatitja:
4 feta gjoks pule
1 limon
1 gjethe menteje
mustardë
kripë
piper
1 vezë (e verdha)
4 lugë gjelle thërrime buke
1 gotë kos
Përgatitja:
Grijeni mishin e pulës, hidhini lëng limon dhe mbajeni lëkurën.
Në një tas përzieni pulën e grirë, një të katërtën e lëkurës dhe lëngun e limonit, të verdhën e vezës dhe bukën e grirë.
Shtoni 2 lugë mustardë, kripë dhe piper. Bëni qofte të mëdha sa një arrë.
Përzieni kosin me menten (dhjetë gjethe të grira hollë).
Shtoni 2 lugë lëng limoni dhe një me lëkurë. Lëreni salcën me kosin në frigorifer
Ngrohni vajin në tigan dhe skuqini qoftet derisa të jenë gatuar dhe brenda.
Shërbejini me salcën me kos, pak oriz të bardhë dhe sallatë.
LEXO TE NGJASHME