Recete/Limonada me shafran, kura ideale per depresionin
Të gjithë kemi dëgjuar për shafranin dhe për vetitë e tij kurative. Shafrani është i pasur me substanca natyrore të cilat kanë cilësi kundërinflamatore, ngadalësojnë rritjen e qelizave kancerogjene dhe ulin kolesterolin.
Nga mjeksia popullore na vjen një recetë limonade me shafran e cila do shërojë depresioni pa efekte anësore.
Përbërësit për 4 gota
4 gota ujë të ftohtë
2 lugë supe shafran pluhur
4 lugë supe shurup panje apo mjaltë
1 limon
1 portokall (sipas dëshirës)
Piper vetëm një maj lugë kafeje
Përgatitja
Të gjithë përbërësit hidhni në një enë dhe përzieni mirë. Servirni me feta limoni, mundësisht Bio.
Përpos shërimit të depresionit, kjo pije ka cilësi kundërinflamatore dhe kundërvirusale dhe ndikon si antioksidans i fuqishëm.
Kjo pije mund të përdoret për pastrimin e organizmit, por edhe për dobësim të shëndetshëm, sepse eliminon toksinat dhe shkrin kaloritë.
LEXO TE NGJASHME