Rizoto me xhinxher, kungulleshka dhe karkaleca
Rizoto ka një shije akoma më të veçantë kur përgatitet me oriz“Scotti” dhe vaj ulliri “Monini”.
Përbërësit:
1 gotë oriz (oriz “Scotti”)
3 lugë oriz (oriz “Scotti Gran Nero”)
7 karkaleca
1 kungulleshkë
gjysmë kokrre xhinxher
gjysmë kokrre qepë
1 thelpi hudhër
1 gotë verë e bardhë
1 gotë ujë
vaj ulliri (“Monini”)
kripë
piper
majdanoz
Përgatitja:
Prejeni kungulleshkën dhe qepën në copa të vogla, ndërsa xhinxherin në feta të holla.
Skuqni qepën në një tigan me vaj ulliri “Monini”. Shtoni 1 gotë oriz “Scotti” dhe skuqeni për disa minuta. Hidhni 1 gotë ujë dhe lëreni të ziejë.
Në një tigan tjetër me pak vaj ulliri “Monini” skuqni hudhrën e copëtuar. Shtoni karkalecat dhe xhinxherin dhe skuqini për disa minuta.
Hidhni 1 gotë verë të bardhë, kripë dhe piper. Shtoni kungulleshkën, orizin e gatuar dhe 3 lugë gjelle oriz “Scotti Gran Nero”. Shtoni pak majdanoz dhe përziejini mirë.
Hidheni në një pjatë për servirje dhe dekorojeni me majdanoz.
LEXO TE NGJASHME