Kerpudha te mbushura, ja receta

00.4kerkudha te mbushura6453211514821

Një recetë e thjeshtë dhe shumë praktike për t'u përgatitur. Mund ta konsumoni si në drekë dhe në darkë, pasi është një ushqim shumë i lehtë.

Përbërësit: 

6 kërpudha (të mëdha, Porta-bella)
3 feta proshutë (e prerë në copa të vogla)
gjysmë kokërr qepë (e grirë)
1 filxhan djathë Mocarela
1 thelpi hudhër
2 lugë gjelle vaj ulliri (i rafinuar)
kripë
piper
pak majdanoz (i grirë)
pak bukë (e thekur, e grirë)

Përgatitja:

Ndajini kërpudhat nga bishti i tyre.

Grijini hollë bishtat dhe kavardisini në një tigan së bashku me qepën, shtojuni kripë e piper, bukën e grirë, majdanozin, hudhrën, proshutën dhe mocarelën.

Psi të jenë kavardisur mirë të gjitha, hidhjuani sipër kërpudhave

Vendosini më pas në një tavë të cekët dhe piqini për 10 minuta në temperaturën 180 gradë celcius.

LEXO TE NGJASHME

Hello World!

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.