Dahlia – Krenaria e Mjeshtrave të Gatimit
Lulja e Dahlias përmban petale të shumta delikate me bazë të verdhë. Por përveç kësaj ngjyre, Dahlia mund të çele edhe lule me ngjyra të shumëllojshme si e verdhë, e bardhë, portokalli, e kuqe, rozë dhe vjollcë.
Stina
Lulet e Dahlias nisin të çelin ne fillim të pranverës dhe vazhdojnë rrugëtimin e tyre deri në fund të verës ose në fillim të vjeshtës. Dahlia është një nga lulet e para që sinjalizon ardhjen e stinës së shumëpritur të pranverës.
Fakte interesante
Dahlia është një lule që i përket familjes botanike Asteraceae së bashku me luledelet dhe lulen e diellit. Kjo familje botanike strehon plot 20,000 varietete të ndryshme lulesh dhe është familja e dytë botanike për nga madhësia pas familjes së Orkidesë që është Orchidaceae. Dahlia sot është një nga krenaritë më të mëdha të luleshitësëve në botë.
Përdorimet
Dahlia përdoret kryesisht për zbukurim në ëmbëlsira, por mund të serviret edhe krah djathrave të ndryshëm, pasi petalet e saj janë krejt të ngrënshme. Gjithashtu ju mund të hiqni petalet e lules dhe t’i hidhni në gatimet tuaja të preferuara ose në sallata për t’u dhënë atyre nuanca interesante.
Dahlia ka lindur në Meksikë. Atje është rritur prej shekujsh. Nga Meksika, dahlia e gjeti rrugën për në Europë falë pushtuesve spanjollë që u mahnitën nga varietetet e shumta të luleve të zbuluara gjatë eksplorimeve të tyre. Më vonë, dahlia u shpërnda gjërësisht në të gjithë Evropën dhe nga Meksika për në Shtetet e Bashkuara ku u bë një lule jashtëzakonisht popullore.
Inulina që gjendet tek çikorja ose lulerradhiqja gjendet edhe tek Dahlia. Ajo përdoret për prodhimin e të ashtuquajturit sheqer diabetik që u jepet pacientëve që vuajnë nga kjo sëmundje. Dahlia nuk është thjesht një lule të cilën mund ta admirosh kur e shikon për pak çaste. Ajo mund të lulëzojë për shumë kohë edhe pasi është këputur, nëse ju kujdeseni siç duhet për të.
Nëse dëshironi ta mbani në vazo në shtëpi, atëherë priteni kur lulja ka çelur plotësisht. Në vazo hidhni ujë të pastër dhe pritini gjethet që shtrihen nën ujë. Rrënjët e dahlias janë pjesa më e ngrënshme e saj. Ato kanë shijen e shpargut, selinosë dhe koprës, ndërsa forma e tyre i përngjan tubave të vegjël.
Në kohët e lashta, njerëzimi i ka thurur shumë lavde Dahlias, për shijen dhe vlerat shëndetësore. Kjo lule është e pasur me karbohidrate, minerale dhe vitamina dhe nga ana tjetër rritet edhe në kushtet më të vështira. Rrënjët e lules përdoren si zëvëndësim për pataten në çdo gatim, mund të ziehen, piqen, tiganisen ose skuqen duke ofruar shumë energji.
LEXO TE NGJASHME