Smoothie kundër lodhjes pranverore
Ka ardhur pranvera e shumëpritur dhe bashkë me të edhe lodhja pranverore. Ndiheni të sfilitur dhe gjithnjë ju mungon energjia? Zgjidhjen kërkojeni në natyrë.. sepse ajo jep gjithmonë përgjigjen e duhur.
Portokallin qërojeni dhe priteni në copa të vogla. Gjethet e hithrave dhe luleradhiqes pastrojini mirë në ujë të rrjedhshëm. Në blender vendosini aronian, dredhëzat, portokallin e gjethet e hithrave e luleradhiqes bashkë me tërshërën e ujin.
Masën miksojeni mirë për të paktën 30 sekonda derisa të krijohet një masë e lëngshme e trashë. Më pas shtojeni mjaltën dhe miksojeni edhe 10 sekonda të tjera. Smoothie-n e përgatitur hidheni në enën përkatëse dhe konsumojeni ngadalë.
Sipas dëshirës, mund të përgatitni edhe sasi më të madhe të pijes, të cilën duhet konsumuar kryesisht në orët e paradites.
LEXO TE NGJASHME