Pergatisni strudel per 20 min

000.3strudel

Një recetë e shpejtë dhe e shëndetshme në 20 minuta në një strudel shumë i shëndetshëm me mollë.

Përbërësit: 

1 petë sfoliat
3 kokrra mollë jeshile
1 kokërr vezë
3 lugë gjelle sheqer kaf
1 lugë çaji kanellë
1 lëkurë limoni
3 lugë gjelle miell

Përgatitja:

Qërojini mollët dhe pritini në kubikë.

Në një tas hidhni mollër, sheqerin, kanellën, 2 lugë gjelle miell dhe lëkurën e një limoni dhe përziejini të gjithë mirë.

Hapni petën e sfoliatit dhe spërkateni me pak miell që të thithë lëngjet e mollës.

Shtoni mollët në mes të petës dhe priteni sfoliatën anas, duke krijuar mundësinë për t’i lidhur nga të dyja anët.

Lyjeni petën me një vezë të rrahur dhe spërkateni me pak sheqer kaf sipër

Piqeni për 15 minuta në 200 gradë.

LEXO TE NGJASHME

Hello World!

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.