Nga Kastriot Islami/ Pse Makron e humbi maxhorancën qeverisëse

islami.kastriotttt

Francezët edhe në raundin e dytë të zgjedhjeve refuzuan përsëri kutitë e votimit. Madje në raundin e dytë abstenimi u rrit nga 52,49 % që ishte në raundin e parë, në rreth 54 %, duke demonstruar se nuk i ka penguar as vapa dhe as ndeshjet e futbollit, por francezëve nuk u interesojnë në shumicë partitë politike, ose më saktë francezët shprehën me këtë rast braktisjen e madhe të të gjithë partive politike dhe duke i dhënë kështu vendin e “parë” në zgjedhjet e së dielës partisë së ABSTENIMIT... Nga shumë arsye, analistët veçojnë: Arrogancën e qeverisjes!

Presidenti Makron humbi maxhorancën absolute qeverisëse në parlament; duke siguruar vetëm 245 mandate për grupimin e tij ENSEMBLE (së bashku) nga 289 që duhet të jetë maxhoranca qeverisëse, duke humbur kështu jo vetëm maxhorancën qeverisëse, por edhe mbi 50 mandate në krahasim me mandatin e kaluar... Kjo do të thotë ndryshe se francezët votuan 1) për bashkëjetesën mes presidentit e parlamentit duke i hequr pushtetin “pa kufi” presidentit; 2) i dhanë këtë radhë fuqinë parlamentit që të kundërshtojë presidentin dhe 3) votuan kundër një maxhorance unike në duart e vetme të presidentit. Se çfarë do të ndodhë, pritet në ditët në vijim, pasi të dalin edhe rezultatet zyrtare. Mundësitë janë disa... i) qeveri minoriteti e Makronit; ii) aleancë eventuale me ndonjë parti; iii) zgjedhje të parakohshme... duke mos përjashtuar iv) koalicionin me të majtën e bashkuar?!

Forca kryesore opozitare rezultoi e Majta e Bashkuar, NUPES, e drejtuar nga politikani Melenshon, kryetar i Francë Insoumise (Franca Rebele) që priste të fitonte maxhorancën qeverisëse për t’u bërë kryeministër. Melanshon deklaroi se “...partia e presidentit nuk është më qeverisëse, ky objektiv u realizua”. Disa analistë mendojnë se francezët goditën të dy maxhorancat e mëdha të këtyre zgjedhjeve, maxhorancën presidenciale dhe maxhorancën e majtë. Po ashtu, duhet patur parasysh se NUPES duke qenë një koalicion partish të majta, mund të “zbërthehet” në disa grupe parlamentare duke humbur rolin si forca kryesore opozitare parlamentare... pra duke humbur kështu vendin e grupimit më të fuqishëm  opozitar në parlament, dhe duke ia kaluar këtë rol partisë të ekstremit të djathtë RN të drejtuar nga Marine le Pen, që është deklaruar se do të bëjë një opozitë shumë të fortë në parlament.

Forca që realizoi rritjen më të madhe elektorale në zgjedhjet e 19 qershorit 2022 rezultoi Bashkimi Republikan- RN, me në krye Marinë Le Pen që parashikohet nga sondazhet të arrijë 89 deputetë. Ky do të ishte edhe rezultati më i lartë historik i keësaj partie.

Nga këto u zgjedhje nuk arritën të fitonin mandatin disa ministra të emëruar nga Makron kohët e fundit, më saktë pasi Makron fitoi mandatin presidencial. Ende nuk dihet gjithashtu as e ardhmja e kryeministres të sapoemëruar nga Makron, Elisabeth Borne, e ardhur nga e majta, e cila në rastin më të mirë sipas disa analistëve mund të përfundojë edhe kryetare e grupit parlamentar të maxhorancës Makron ose edhe të largohet nga politika si përgjegjëse për “rrudhjen” e grupimit Makron meqë ajo drejtoi fushatën e fundit elektorale sepse Makron qëndroi në hije qëllimisht duke i dhënë më shumë rëndësi luftës në Ukrainë, duke u larguar madje tre ditë para zgjedhjeve për një vizitë në Ukrainë.

Disa analistë mendojnë se ky parlament do të jetë i paqëndrueshëm dhe i karakterizuar nga grindje/sherre të mëdha (një nga analistët e cilësoi si “parlament ballkanik” ) duke mos garantuar dot seriozitet e stabilitet, madje nga disa analistë të tjerë ky parlament konsiderohet se mund të çojë edhe në zgjedhje të parakohshme, brenda 6 muajve apo 1-2 viteve.

LEXO TE NGJASHME

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.