Bushati: Vizita e Ramës në Ukrainë, pa vlerë pas amnistimit të Vuçiçit

bushati.rama.ukraine

Vizita e Ramës në Kiev të mërkurën kishte vetëm vlerë simbolike, të cilën e humbi me qëndrimin e kryeministrit për të justifikuar vendimin e presidentit serb Vuçiç për të mos sanksionuar Rusinë. Kështu u shpreh në emisionin “Shock” në Euronews Albania, analisti Andi Bushati.

Bushati tha se në kohën kur Rama shtrëngonte duart me presidentin e Ukrainës, doli një intervistë e Ramës në Politico që bënte amnistimin e Beogradit që nuk vendos sanksione ndaj Rusisë.

“T’i thoshe Zelensky-t dje që ti po shtrëngon duart me kryeministrin e një vendi që justifikon Vuçiçin që nuk i vë sanksione Rusisë, atëherë kjo e humbet edhe të vetmen vlerë që mund të kishte, pra simbolike”, u shpreh Bushati.

“Ngelet vlera e një aksioni propagandistik”, shtoi ai.

Një vend si Ukraina që sot priste Draghi-n Macron-in dhe Sholz-in, nuk ka interes sipas Bushatit nga vizita e Ramës dhe Abazoviçit, liderë ballkanikë.

LEXO TE NGJASHME

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.