space

Qeveria nxjerr Thethin në shitje/ Ankandi i Ministrisë së Ekonomisë: 7 euro kushton 1 m²

 thethi last minute
 

2679 m² në Theth kushtojnë 18 milion e 600 mijë lekë të vjetra sipas qeverisë shqiptare.

Prej 28 tetorit të këtij viti Ministria e Ekonomisë ka hapur një ankand për shitjen e disa pronave publike në Theth me një vlerë shumë herë më të lirë se sa vlera reale e tregut sot.

Sipas Ministrisë së Ekonomisë 1 m² në Th kushton 7 euro kur në fakt çmimi real është 80 deri në 100 euro.

Sipas këtij ankandi të Ministrisë së Ekonomisë në shitje janë:

Ish dyqan veshëmbathjesh, ish bar kafe, ish zyra tregtie, ish dyqan ushqimor, ish qendra e grumbullimit të bimëve medicinale dhe ish magazina e rezervave ushqimore.

Sipërfaqja totale ësjtë 2679 m² troje dhe 649 m² ndërtim që me 7 euro metri i bie 18 milion e 600 mijë lekë të vjetra.

Kjo shumë është qesharake dhe tallëse duke marrë parasysh se çmimet në Theth janë ndër më të shtrenjtat në vend duke qenë se është një prej zonave më të kërkuara dhe frekuentuara.

Kujtojmë se pak kohë më parë në Theth u prishën shumë ndërtime në një aksion me dy faza nga IKMT dhe gradualisht tashmë janë duke dalë në sipërfaqe planet e qeverisë për ta shitur Thethin por më parë natyrshëm që duhet pastruar zona dhe duhet të gjenden mënyrat për të mërzitur dhe goditur banorët siç ndodhi për t’i lënë hapësirë më pas këtyre makinacioneve të shitjeve që qartazi kanë hije të mëdha dyshimi të korrupsionit duke qenë se po flasim për shitjen ose këtë ankand që zhvillohet për qendrën e Thethit.

 

LEXO TE NGJASHME

BLI ONLINE

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.