“Mbyllja e TikTok u bë në kulmin e fushatës”, Topalli reagon pas vendimit të Qeverisë: Rama i frikësuar, tregon se pushteti i tij po humb kontrollin

Jozefina Topalli 700x450

Drejtuesja politike e PD për Diasporën, Jozefina Topalli ka reaguar pas vendimit të Qeverisë për të mbyllur TikTok-un për 12 muaj.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Topalli shkruan se mbyllja e TikTok u bë në kulmin e fushatës, ndërsa thekson se kryeministri Edi Rama është i frikësuar nga të rinjtë të cilët flasin lirshëm në këtë aplikacion komunikimi.

“Në kulmin e fushatës, vendosi të mbyllë TikTok-un – sepse e vetmja gjë që e shqetëson më shumë se pyetjet e gazetarëve janë të rinjtë që flasin lirshëm. Pse tani? Sepse ka frikë nga fjala e lirë. Një pushtet që shmang debatin dhe mbyll platformat e komunikimit, është një pushtet që e di se po humb kontrollin”, shkruan ajo.

Reagimi

 

 

Një kryeministër që flet vetëm me veten dhe një qeveri që ka frikë nga debatet! 🚫🎭

Ministrat e Ramës nuk guxojnë të dalin në debate televizive. Vetë ai nuk shkon prej muajsh në parlament. Komunikon vetëm duke “biseduar” me komentuesit në Instagram – një monolog i mirëorganizuar, sikur flet me pasqyrën.

Dhe sot, në kulmin e fushatës, vendosi të mbyllë TikTok-un – sepse e vetmja gjë që e shqetëson më shumë se pyetjet e gazetarëve janë të rinjtë që flasin lirshëm. Pse tani? Sepse ka frikë nga fjala e lirë. Një pushtet që shmang debatin dhe mbyll platformat e komunikimit, është një pushtet që e di se po humb kontrollin.

LEXO TE NGJASHME

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.