Konflikti i armatosur Izrael-Iran, reagon Ministria e Jashtme: Shmangni zonat me luftë
Ministria e Jashtme thirrje shqiptarëve: Shmangni udhëtimet në zonat e luftës
Njoftimi
Të nderuar qytetarë të Republikës së Shqipërisë,
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme në funksion të sigurisë së qytetarëve shqiptarë, të cilët planifikojnë lëvizjen jashtë Republikës së Shqipërisë, udhëzon shmangien e udhëtimeve në zonat e përfshira në konflikte ushtarake, vende me trazira politike, epidemi apo fatkeqësi natyrore.
Në linkun e mëposhtëm do të gjeni adresat dhe kontakte të nevojshme të Misioneve Diplomatike dhe Posteve Konsullore të Republikës së Shqipërisë:
https://punetejashtme.gov.al/perfaqesite-shqiptare-ne-bote/
LEXO TE NGJASHME