Ja si ta verifikoni online dyshimet, nese punedhenesi nuk u paguan sigurimet
Nese keni dyshime qe punedhenesi juaj mund te mos jua paguaje kontributet e sigurimeve ka nje zgjidhje te lehte, pa u detyruar te shkoni tek Instituti i Sigurimeve Shoqerore. Tatimet, ne bashkepunim me e-Albania mundesojne ne faqen e tyre te internetit te e-Albania verifikimin online te pageses se sigurimeve per punemarresit.
Punemarresit ne te gjithe vendin mund te verifikojne online nga kompjuteri nese pagesa e kontributit te sigurimeve shoqerore eshte bere ne menyre te rregullt nga punemarresi. Sherbimi elektronik .
Deklarimi dhe pagesa e kontributeve nga punedhenesit” u mundeson qytetareve te marrin informacion online rreth kontributeve te deklaruara dhe paguara (https://e-albania.al/sherbimi.aspx?kodi=4429). Ky sherbim ofron te dhena duke filluar nga muaji dhjetor i vitit 2011, sqaron Drejtoria e Pergjithshme e Tatimeve.
Per te aksesuar informacionin rreth sigurimeve duhet, dokumenti i identifikimit te perdoruesit, karta identitetit ose pasaporte biometrike (i nevojshem per t’u loguar ne portalin e-Albania).
Hapat e procedures
-Regjistrohuni si qytetar ne portal
-Zgjidhni sherbimin “Deklarimi dhe pagesa e kontributeve nga punedhenesit”
-Vendosni daten e fillimit dhe daten e perfundimit te periudhes mbi te cilen deshironi te informoheni dhe klikoni butonin “Afisho”.
Pas ketyre veprimeve ne ekranin e kompjuterit shfaqen menjehere te dhenat. Te interesuarit e marrin kete sherbim pa asnje pagese ne çdo kohe.
Paga minimale mujore per efekt te llogaritjes se kontributeve te sigurimeve shoqerore dhe shendetesore, eshte 22 000 leke dhe paga maksimale mujore eshte 97 030 leke.
Kontributi per Sigurime Shendetesore ne Shqiperi eshte 3.4 per qind, ndersa Kontributi per Sigurime Shoqerore eshte 24.5 per qind. Punedhenesi paguan 16.7 per qind te kontributeve, ndersa punemarresi paguan 11.2 per qind te kontributeve.
Ne vite ka rezultuar se ka kompani, qe ndonese u kane mbajtur kontributet nga paga punonjesve te tyre, nuk i kane derdhur ato per llogari te shtetit, duke rezultuar debitore.
LEXO TE NGJASHME