Zhvatën 22 mln lekë të pensioneve dhe ndihmës ekonomike, procedohen 2 drejtueset e Postës Shqiptare! Falsifikonin nënshkrimet e emigrantëve

22mln

 

Hetimet janë kryer nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, që konfirmuan sot (16 janar) se referuan materialet në Prokurori.

Menjëherë filloi procedimi penal për veprat penale “vjedhja e kryer duke shpërdoruar detyrën”, “falsifikimi i dokumenteve” dhe “falsifikimi kompjuterik”, kryer në bashkëpunim, për P. Sh., 29 vjeçe, banuese në Bilisht, me detyrë përgjegjëse e zyrës postare Vishocicë, Devoll dhe E. Ç., 27 vjeçe, banuese në Bilisht, me detyrë arkëtare-llogaritare, në degën postare Devoll.

Burime zyrtarë bënë me dije se të dyja punonjëset ndiqen në gjendje të lirë, pasi njëra është shtatzënë dhe tjetra ka një fëmijë të mitur, vetëm 1-vjeç.

“Nga hetimet dyshohet se këto shtetase, në bashkëpunim me njëra-tjetrën, gjatë periudhës shtator 2025 – janar 2026, kanë vjedhur rreth 22 000 000 lekë të rinj nga fondi i postës, duke shpërdoruar detyrat. Shtetasja P. Sh. dyshohet se ka përvetësuar dhe shpërdoruar fondet e pensioneve dhe të ndihmës ekonomike (kryesisht të pensionistëve që jetonin jashtë shtetit), duke falsifikuar nënshkrimet e tyre, ndërsa shtetasja E. Ç. dyshohet se ka manipuluar, hequr dhe falsifikuar mandatpagesat nga evidenca e librave të arkës dhe sistemit të menaxhimit të parave cash, për të favorizuar vjedhjen e fondeve nga 29-vjeçarja”, thuhet në njoftimin zyrtar të Policisë vendore.

Vijon puna për identifikimin e shtetasve të tjerë të dyshuar që mund të jenë përfshirë në këtë rast.

 

 

 

LEXO TE NGJASHME

BLI ONLINE

BIZNESE TE REJA

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.