Interneti po na e ndryshon menyren si e perdorim trurin. Po a eshte gje e keqe?
Qasja e lehte ne autostraden e informacionit nepermjet internetit po ndryshon aftesine tone per te mesuar, kujtuar, dhe zgjidhur problemet permes perdorimit te trurit tone, thone studiuesit ne UC Santa Cruz dhe Universitetin e Illinoisit. Sa me shume qe mbeshtetemi tek interneti per nje lloj informacioni, shtojne ata, aq me shume ka te ngjare te vazhdojme te perdorim teknologjine per te mbledhur informacione te reja ne te ardhmen. Me kaq shume informacion falas ne dispozicion, eshte e veshtire per ata qe jane duke studiuar kete fenomen, te gjejne se sa shume informacion vjen nga truri yne keto kohe, dhe sa eshte marre online.
Ne pergjithesi, ne zhvillojme zakone qe na ndihmojne te zgjidhur probleme, ne te njejtat menyra qe kemi bere ne te kaluaren. Keto kohe, megjithate, ne vend se te shfrytezojme informacionin qe ndodhet ne kujtimet tona, ne vendosim “shenja” teknologjike, se ku ne mund te gjejme kollaj informacionin ne te ardhmen. Koha mes parashtrimit te nje pyetjeje dhe gjetjes se nje pergjigjeje eshte shume me e shkurter kur perdorim internetin, se sa kur perdorim kujtesen, dhe ne jemi duke u bere gjithnje e me e varur nga teknologjia per te kryer çdo detyre, qe perfshin mbledhjen e informacionit, ruajtjen, dhe rinxjerrjen e tij.
Sado e frikshme qe mund te tingelloje, kjo nuk mund te jete gje e keqe, duke qene se teknologjia e motorreve te kerkimit eshte jashtezakonisht efikase, dhe informacionet qe merren me ane te kerkimeve te duhura ne internet, mund te jene me te sakta dhe te perditesuara, se sa informacionet qe i kemi nepermjet vete kujtimeve tona. Vete studiuesit pyesin nese, dhe si, perdorimi i Internetit per kerkimet, ndryshon nga perdorimi i librave apo ndonje burim tjeter tradicional i informacionit. Ne studim, pjesemarresit te cilet perdoren Google per pergjigje i kishin me te sakta, se sa ata qe u mbeshteten ne kujtimet e tyre.
LEXO TE NGJASHME