SI TË KURSENI PARA?
Të kuptosh ku shkojnë të gjitha paratë e tua dhe të mundohesh të kursesh qoftë edhe pak çdo muaj mund të jetë një detyrë e vështirë. Shpenzimet e pa-planifikuara që janë rezultat i dëshirave spontane mund të bëjnë që mos t’iu mbetet asgjë në xhep më shpejt nga çfarë prisnit.
BusinessMag ka studiuar disa mënyra të planifikimit për buxhetin tuaj personal dhe atë të familjes. Ne iu rekomandojmë t’i provoni këto rregulla të thjeshta por shumë efektive.
Metoda 50/30/20
Kujt i shërben:
Personave me të ardhura të qëndrueshme por që nuk kursejnë dot para.
Paga ndahet në:
50% — shpenzimet bazike mujore (faturat, ushqime)
30% — gjërat më pak të rëndësishme por të nevojshme (interneti, abonimi i televizionit, rroba)
20% — për të ardhmen (kursime, shpenzime të paparashikuara, dhurata, etj)
Metoda e thjeshtë
Kujt i shërben:
Personave që duan të limitojnë shpenzimet.
Ndajeni buxhetin tuaj në dy pjesë: shpenzimet e përhershme dhe shpenzime të tjera.
Shpenzimet e përhershme – shpenzimet për gjërat e nevojshme (ushqimi, qeraja, etj)
Shpenzime të tjera – blerjet dhe argëtimet e ndryshme pa të cilat mund të jetosh (kafe, restorante, koncerte, kinema, etj)
Metoda e “buxhetit bazik”
Kujt i shërben:
Personave pa të ardhura të qëndrueshme dhe që duan të kursejnë.
Gjej një zgjidhje për pagën tënde minimale mujore.
Llogarit sa shpenzon për nevojat e tua bazike.
Buxheti minimal për këtë muaj = 300$ (ushim, karburant, telefon, ujë, drita).
Të gjitha paratë që të mbeten shpenzoi për qëllimet e tua dytësore (dhurata, veshje, argëtim, kafe, restorant).
Metoda e “zbritjes javore”
Kujt i shërben:
Personave që mbeten pa para disa ditë përpara rrogës pasardhëse dhe atyre që duan të kursejnë
Llogarit sa para do të shpenzosh dhe sa para do të kursesh nga rroga jote mujore.
Ndaje pjesën e parë në 4 javë dhe jepi vtes një “tolerancë javore” të cilën ti mund të përdorësh si të duash.
Ndalohet tejkalimi i limitit mujor.
LEXO TE NGJASHME