space

Dëmtohen në bllok ambasadat në Kiev nga sulmet ruse, mes tyre edhe e Shqipërisë

 640 0 67657827deaa0

Ambasada e Shqipërisë në Kiev ka pësuar dëme materiale pas sulmit rus në kryeqytetin e Ukrainës. Sipas Ministrisë së Jashtme, në sulm janë dëmtuar fasada e jashtme dhe hapësira brenda godinës.

NJOFTIM PËR MEDIAN/ Një seri sulmesh ajrore  të Federatës Ruse tronditën Kievin të premten në mëngjes, duke shkaktuar dëme të shumta në disa zonanë kryeqytetin e Ukrainës.

Si pasojë e këtyre sulmeve, u dëmtuan pjesërisht fasada e jashtme dhe disa hapësira brenda godinës së ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Kiev dhe ambasadave të pesë vendeve të tjera, duke vënë në rrezik jetën e personelit diplomatik. Raportohet vetëm për dëme materiale.

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme dënon pa asnjë mëdyshje këto sulme brutale. Ky akt i pakuptimtë është një sulm ndaj themeleve të vetë diplomacisë ndërkombëtare. Mbrojtja e personelit diplomatik dhe paprekshmëria e misioneve janë parime të panegociueshme që duhet të respektohen dhe të zbatohen plotësisht.

 

LEXO TE NGJASHME

BLI ONLINE

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.