Krimi në familjen shqiptare! Kush është modelja që ekzekutoi me 5 plumba bashkëshortin dhe më pas veten 

 640 0 674af26825f04

Një modele dyshohet se ka qëlluar për vdekje burrin e saj përpara se të vriste veten brenda apartamentit luksoz në Florida.

Sabrina Krasniqi, 27 vjeç, dyshohet se qëlloi pesë herë në drejtim të bashkëshortit të saj, Pajtim Krasniqi, 34 vjeç, më pas qëlloi veten në ballkonin buzë oqeanit të banesës së tyre luksoze në Beach Club II Hallandale në Hallandale Beach, në veri të Miamit, rreth orës 12:30 të mëngjesit të së mërkurës, sipas New York Times.

Policia gjeti trupat e pajetë të çiftit të shpërndara jashtë njësisë së tyre në katin e 45-të.

Ata të dy u shpallën të vdekur në vendngjarje, tha policia.

“Gruaja e Pajtimit zgjodhi t’i merrte jetën vëllait tim kur i qëlloi 5 plumba në gjoks”, tha Albana Krasniqi Munrett në një postim në Facebook për vëllain e saj.

“Personi të cilit i besonte më shumë, personi me të cilin zgjodhi të kalonte jetën ishte ai që ia hoqi. Ajo e tradhtoi atë, dashurinë dhe besimin e tij. Ajo shkatërroi familjen time. Unë dhe vëllezërit e mi nuk do të jemi kurrë të njëjtë. Kam frikë se nëna ime nuk do të shërohet kurrë.”

Brenda banesës ishte një arush pelushi, një kuti me trëndafila me një zemër në të dhe televizori ende ndezur, sipas pamjeve.

 

LEXO TE NGJASHME

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.