space

Fermerët kundër urdhrit të Ramës për zhvendosjen nga autostrada: Janë tenda sezonale, të vendosura në tokat tona

 640 0 688b81ce579f5

Fermerët e zonës së Frakullës kundërshtojnë urdhërin e kryeministrit Edi Rama për lirimin e hapësirës përgjatë autostradës Fier–Tepelenë. Sipas urdhrit, çdo strukturë duhet të qëndrojë të paktën 20 metra larg rrugës por ata thane se i kane tendat 15 metra nga autostrada dhe i kanë vendosur në tokat e tyre.

“Ne i kemi ndërtuar 15 metra larg, janë tenda sezonale në tokat tona”, tha një banorë.

Fermerët thonë se punojnë me NIPT dhe u shesin produktet bujqësore tregtarëve që vijnë nga jugu.

“Me këtë punë mbajmë familjet”, thane ata.

Ata po përballen me mungesë rrugësh dytësore ndërsa nuk janë shpronësuar për tokat e zëna nga ndërtimi i autostradës.

“Tokat na i morën për rrugën, s’na dhanë asgjë, s’na lanë as rrugë anësore", thanë ata për Report.

Edhe për qytetarët vendimi është i pajustifikuar. “Në Greqi fermerët shesin lirshëm përgjatë rrugëve nacionale. Pse ndalohet këtu?”

Reagimi i fermerëve erdhi pasi inspektorët e IKMT-së i njoftuan paraditen e sotme që të largojnë tendat në distancën 20 metra nga rruga. Pas datës 31 korrik, Rama ka paralajmëruar gjoba dhe ndjekje penale. Përjashtim do të bëhet vetëm për bizneset me leje ndërtimi, për të cilët do të ketë një riorganizim të hapësirës.

 

LEXO TE NGJASHME

BLI ONLINE

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.