Tenderi i SMS-ve 8 milionë euro, qytetarët humbasin masivisht aksesin në E-Albania
Qytetarët shqiptarë duket se po përballen me peripeci të mëdha në përdorimin e platformës E-Albania pas tenderit të mesazheve për të cilat AKSHI, po i paguan kompanive private 7-8 milionë euro.
Njoftimet dhe publikimet e realizuara nga e-albania, për “të sqaruar” qytetarët në lidhje me hyrjen në platformë, janë pasuar me mijëra komente të qytetarëve që ankohen për problemet që u kanë dalë pas ndryshimit të procedurës së hyrjes në platfomën qeveritare.
Një qytetare, shkruan se ka një javë që ka humbur aksesin në llogarinë e saj, pasi atyre që jetojnë jashtë kodi u shkon me vonesë, ndërkohë që dokumentet si certifikatat u duhen urgjentisht.
“A.S
Kemi me shume se nje jave qe nuk hym dot ne llogarine tone.Na jepni nje zgjidhje edhe ne qe jemi te regjistuar.Na nevojiten certifikatat dhe nuk dime ku ti kerkojme. Ne qe jetojme jashte na vjen kodi ne email me vonese dhe vetvetiu nuk vlen.Jepini zgjidhje,e kuptoni çfare kaosi na keni krijuar”.
Një tjetër qytetar, shkruan se sistemi për të cilin AKSHI ka vendosur të paguajë 8 milionë euro, në fakt nuk funksionon në rastin e tij.
“E. Ç
Nuk po mbaj mend numrin ju lutem si ta gjeneroj kodin e albania....ju lutem email kam derguar si mundeni te na mbeshtetni sepse email kam derguar por asnje pergjigje u ben 2 jave asnje pergjigje nuk kam marr me emIl”
Një tjetër qytetar, në një koment të gjatë shkruan se kodet nuk i mbrrijnë dhe ka humbur aksesin në llogari.
"A.H
Me statistika jeni shum mir, e mira eshte qe dhe cilësia e shërbimit te jete si statistikat. Nuk mund te aplikoj 1 qytetar 7 her per te marr 1 shërbim nga institucionet përkatëse dhe kjo te quhet si 7 her shërbim i dhen pasi ne realitet eshte 7 her sorollatje. Gjithashtu rikuperimit e adresave ne e-Albania po bëhen me email por kodi me 6 shifra nuk vjen kurr as te email, as te mesazhet dhe as ne spam. Shikoni ta beni me te lehte saktësimin e të dhënave te qytetareve se len punën, dhe leket per ti rikuperuar pasi jo te gjithe din ta bejne vet, shumica shkojne neper zyra apo qendra interneti. Thjeshtesojini me shum sesa ti komplikoni gjerat dhe aksesin ne e-Albania. Idetë jane shum te mira sikur dhe zbatimi te ishte i tillë. E-Albania".
Qytetari i radhës që ankohet thotë se platforma dhe përdorimi i saj tashmë është kthyer në një torturë për njerëzit.
“N.S
O zotërinj pse torturoni njerëzit?????Ka njerëz që kanë ndryshuar telefonin.Në moment që passëord është i saktë nuk ka nevojë për verifikim.Sepse passëord është në mëndjen e njeriut dhe nuk mund tja vjedh njeri. Prandaj lërini budallallëqet sepse po torturoni njerëzit”.
Një qytetar tjetër nuk e fsheh zhgënjimin me këtë përkeqësim të shërbimi të E-albania.
"R.H
a ka mundesi te beni nje gje te sakte se na cmendet miliona leke tendera e gjera. kush dreqin e futi kete logimin me sms tani cdo here duhet te marrim sms qe vjen e svjen. rikthejeni logimin sic ishte e mos beni me qoka per tender blerje sms ose na i dergoni me email kodin meqe e keni ndare mendjen per te na veshtiresuar jeten. e albania e bizneseve perdoret nga disa persona nderkohe sms i vjen vetem administratorit, me mendjen tuaj ne duhet te mbajme telefonin e administratorit me vete".
Përdorues të tjerë shkruajnë se për arësyet e tyre, kanë ndërruar numrat e telefonit, dhe nuk i disponojnë më ata që janë regjistruar në sistemin e e-albania. Për rrjedhojë ata kanë humbur aksesin në llogari për shkak se kodi me SMS nuk u shkon.
“M.XH
Pershendetje une kam ndrruar numrin e telefonit dhe nuk kam me akces ne numrin qe e kam pas te registruar e albanien ju kam dergu e mail po pres me shum se 6 dit per ndihm problemi eshte qe e kam shum urgjente ju lutem te me ndihmoni Sa me shpejt , nese keni nje Pik ku mund te vi per ta perpunuar me shpejt rastin Tim se kam ardh ne shqiperi per dokumenta dhe skam mundesi te rri edhe me gjat ju lutem me ndihmoni”.
Të tjerë qytetarë, thonë se ky shpenzim parash nga buxheti i shtetit, ka si qëlim që ti detyrojë qytetarët të kthehen sërish në zyra, për ti dhënë ryshfet punonjësve shtetërorë që kanë mbetur pa përfitime nga kalimi i shërbimeve online.
"V.GJ
e kan ber qe te na rikthejn neper zyra prap se kan ngel pa bakshishe punonjesit.
Kan rrit gjasme sigurin akoma nuk e kan kuptuar qe hackerat futen te serveri qendror. E-Albania bejeni opsionale te pakten kush e do ti vij sms ta mbaj kush nuk e do te tmos i vej sms!"
Në fakt, shërbimi i SMS-ve ofrohet nga dy kompanitë private, 1 UP LABS, me nipt M02102002A, me administrator Enjan Gazhga dhe me aksionerë përkatësisht: Enjan Gazhga - 80% dhe Klaudian Dhefto - 20% dhe H O R I Z O N, me nipt K52225004V me administrator Vasileios Stachos dhe me aksionerë, Comscope Limited - 75% dhe Enea Buza - 25%.
AKSHI u ka dhënë këtyre dy subjekteve plot 8 milionë euro nga buxheti i shtetit, për një afat 2-vjecar për shërbimin e SMS-ve që u dërgohen individëve dhe bizneseve që logohen në e-albania./
LEXO TE NGJASHME