Azili në BE, raporti: Shqiptarët, të parët për kërkesa në Ballkan
Duke cituar raportin më të fundit të Agjencisë Europiane për Azilin, VOA thotë se vetëm nëntorin e vitit që lamë pas, shqiptarët paraqitën rreth 892 aplikime për azil në vendet e bllokut. Të dytët në listë janë maqedonasit me 711 aplikime, serbët me 507, shtetasit e Kosovës me 281 kërkesa, e pastaj me radhë Bosnja e Mali i Zi, nga i cili rezultojnë vetëm kërkesa të tilla.
Raportet tregon edhe se cilat janë vendet më të lakmuara të BE-së për këtë qëllim: Sipas tyre, prirja e shtetasve nga Ballkani është të kërkojnë azil në Francë, Gjermani dhe Itali. Shqiptarët kanë edhe numrin më të lartë të kërkesave për azil që mbeten në pritje në vendet e Bashkimit Europian për t’u shqyrtuar. Megjithatë, të gjitha kërkesat për azil nga vendet e rajonit të shqyrtuara në shtetet e BE-së, kanë një nivel tejet të ulët pranimi, theksohet aty.
Më saktësisht, shqiptarët rezulton të kenë vetëm 0,55 % të kërkesave të shqyrtuara që janë pranuar ndërsa asnjë nga vendet ballkanike nuk e kalon 1% të kërkesave të pranuara për azil.
LEXO TE NGJASHME