BMW X5 “fluturon” nga Ura e Dajlanit – humb jetën një vajzë, drejtuesi në gjendje të rëndë

16 Janar 2026 • Durrës
Një aksident i rëndë ka ndodhur rreth mesnatës në Ura e Dajlanit, Durrës, ku një automjet tip BMW X5 ka humbur kontrollin dhe ka rënë rreth 30 metra poshtë urës.
Si pasojë e aksidentit, një vajzë ka humbur jetën, ndërsa drejtuesi i mjetit ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore dhe është transportuar me urgjencë në spital. Identitetet e viktimave ende nuk janë bërë publike.
Policia dhe zjarrfikësja kanë ndërhyrë menjëherë në vendngjarje, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.
Shënim: Lajmi është në përditësim. Detaje të reja priten në vijim.
LEXO TE NGJASHME



















