Xhama të thyer dhe shenja plumbash në mure, dalin pamjet nga biznesi në Kukës që u qëllua me breshëri

Të shtëna me armë zjarri u regjistruan sot në Kukës, ku është qëlluar me breshëri drejt një biznesi.
Publikohen pamjet nga biznesi që u sulmua.
Në pamje shihen xhama të thyera dhe shenja plumbash në mure.
Nga informacionet e deri tansihme nuk raportohet për të lënduar, ndërsa policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po mbledh të dhëna për të zbardhur ngjarjen.

NJOFTIMI I POLICISË
“Sot, më datë 28.11.2025, rreth orës 09:30, shtetasi L. O., ka njoftuar sallën operative të Drejtorisë Vendore të Policisë Kukës se ka konstatuar të dëmtuar fasadën me xham të dyqanit të tij. Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor. Nga këqyrja e vendit të ngjarjes rezulton se fasada është dëmtuar me armë zjarri gjatë natës.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve”.
LEXO TE NGJASHME



















