Dyshohet se i riu vrau veten brenda poligonit të qitjes, pamjet nga vendi i ngjarjes

  640 0 68f11c1fe7b71
 

Pamjet që shihni tregojnë vendin ku ndodhi ngjarja e rëndë, ku një i ri dyshohet se i dha fund jetës brenda një poligoni qitjeje. Ngjarja ndodhi në një poligon qitjeje në zonën afër stadiumit Air Albania.

Siç shihet nga pamjet e siguruara për BalkanWeb, në vendin e ngjarjes ndodhen forca policore, ndërsa vendi është kthyer në ‘zonë krimi’. Kujtojmë se Bledi Hasani kishte shuar dhe herë të tjera në këtë poligon, por sot armën e kishte drejtuar nga vetja. Policia po heton rreth rastit në fjalë, për të zbardhur motivet që e çuan Hasanin të ndërmerrte këtë akt të rëndë.

NJOFTIMI I POLICISE
Rreth orës 13:30, brenda një poligoni në rrugën “Dervish Hima”, dyshohet se është vetëvrarë me armën e zjarrit me të cilën po kryente qitje, shtetasi B. H., 35 vjeç.
Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë, të cilat, në bashkëpunim me grupin hetimor, po punojnë për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë të rastit.

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.