Ndalimi i përkohëshëm i monopatinave elektrike, pas vendimit Vlora nis bllokimin e lëvizjeve të këtyre mjeteve

monopatina 
 
 Prej kësaj të hëne, ndalohet përkohësisht qarkullimi i monopatinave elektrike në të gjithë vendin.

Vendimi është marrë nga ministrja e Brendshme, Albana Koçiu, në bashkëpunim me Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit.

Në njoftimin zyrtar të shpërndarë nga Policia e Shtetit, thuhet se vetëm gjatë vitit 2024 janë regjistruar 911 aksidente rrugore të shkaktuara nga përdorimi i monopatinave elektrike.

Policia Rrugore e Vlorës ka nisur zbatimin e urdhrit duke shtuar kontrollet në akset kryesore të qytetit.

Gjatë ditës së hënë janë ndaluar dhjetëra qytetarë që lëviznin me monopatina elektrike. Kjo fazë e parë do të fokusohet kryesisht te paralajmërimet, por masat mund të përfshijnë edhe shoqërime në komisariat apo bllokim të mjeteve në rast të përsëritjes së shkeljes.

 

LEXO TE NGJASHME

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.