“Isha në panik e ankth”/ Përplasi 9 makina në Tiranë, lihet në burg Imerr Krrashi: Marr përsipër të paguaj dëmet

 640 0 68e63e7a89030

 

Gjykata e Tiranës ka lënë në burg Imer Krrashin alias Uka që shkaktoi kaos dhe dëme teksa tentoi t’i arratisej policisë me armë në makinë.

Ai u arrestua në zonën e Liqenit të Thatë në Tiranë për armëmbajtje pa leje pas një ndjekje nga policia ku për pasojë u përplasën disa automjete dhe një motor, drejtuesi dhe pasagjeri i këtij të fundit mbetën të lënduar, të cilët rezultuan të ishin një efektiv policie jashtë orarit të punës me bashkëshorten e tij.

Sapo efektivët e pyetën nëse kishte armë apo sende të tjera të paligjshme dhe e urdhërojnë të zbresë për kontroll fizik, 31-vjeçari, person me precedentë kriminal, i jep gaz makinës në Zonën e Liqenit të Thatë duke u larguar me shpejtësi.

Në sallë 30 vjeçari ka pretenduar: “Jam penduar për ngjarjen. Kam qenë në gjendje paniku dhe ankthi, nëna më vuan nga kanceri, ndërsa babai më ka ndërruar jetë pak kohë më parë të cilën e kam përjetuar keq. Kam qenë në gjendje ankthi dhe paniku. Marr mjekime për ankthin dhe depresionin. Kam qenë në gjendje të rënduar. Marr përsipër të dëmshpërblej pasojat e veprimeve të mia, të paguaj dëmet ndaj personave që janë lënduar apo dëmtuar mjetet”.

 

LEXO TE NGJASHME

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.