“Më kishte ardhur në majë të hundës”/ Zbardhet dëshmia e autorit që qëlloi mbi gjykatësin Astrit Kalaja

 640 0 68e4cfbb2939a

Në dëshminë e tij para hetuesve, autori i dyshuar i vrasjes së gjyqtarit, Elvis Shkambi, ka pranuar se qëlloi sapo u shpall vendimi të cilin e konsideronte të padrejtë.

I riu ka deklaruar se i kishte ardhur ne majë të hundës me gjyqet dhe se mori vendimin për ta qëlluar sapo kishte mësuar se gjyqtari do të shprehej kundër tyre.

“Më kishte ardhur në majë të hundës me gjyqet. Dëgjova që mori vendimin në favor të palës tjetër. Unë nuk e kam menduar përpara vrasjen, por aty m’u mbush mendja për ta vrarë, kur dha vendim kundër nesh”, ka thënë autori, Elvis Shkambi.

 

LEXO TE NGJASHME

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.