Plagosi infermierin me gërshërë te ‘Shefqet Ndroqi’, del fotoja e mjekut radiolog në arrati

 SHEFQET NDROQI

Personi që shihni në foto është Dashamir Çajka, mjeku radiolog që plagosi sot një infermier në ambientet e spitalit “Shefqet Ndoqi”. Gazetarja Klodiana Lala ka siguruar për BalkanWeb foto të Çajkës, i cili pak pas krimit u arratis nga vendngjarja.

Duke iu referuar burimeve, mes infermierit dhe mjekut ka pasur një debat në ambientet e punës, që ka përshkallëzuar deri në përdorimin e armëve të ftohta.

Raportohet se mjeku radiolog ka goditur me një gërshërë, mjet pune në spital, infermierin Mikel Osmani. Ky i fundit deklaroi se kishte pasur një konflikt verbal me Çajkën, pa treguar detaje nga motivet e sherrit të përgjakshëm.

 

LEXO TE NGJASHME

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.