Sherr në spitalin ‘Shefqet Ndroqi’, punonjësi godet me thikë kolegun dhe arratiset 

Screenshot 9 23 2025 1 05 53 PM

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot paradite në ambientet spitalit , ku një konflikt për motive të dobëta ka degjeneruar në dhunë fizike me përdorimin e një mjeti prerës.

Sipas burimeve zyrtare, rreth orës 11:20, shtetasi Dashamir Çajkja, 32 vjeç, ka goditur me thikë shtetasin Mikel Osmani, 37 vjeç, të dy punonjës të të njëjtit spital.

I plagosuri ndodhet në kujdesin e mjekëve, ndërsa raportohet se po merr trajtim të specializuar për plagët e marra.

Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe po punon për kapjen e autorit, i cili është larguar menjëherë pas konfliktit.

Ndërkohë, grupi hetimor po punon për të dokumentuar rrethanat e ngjarjes dhe për të përcaktuar shkaqet e sakta që çuan në përplasjen e dhunshme.

 

LEXO TE NGJASHME

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.