Varianti i Covid po përhapet në të gjithë Shqipërinë, mjekët: Po mbipopullon urgjencat

 640 0 68d273052fd70

Mjekët e përgjithshëm në qendrat shëndetësore, prej javësh po përballen me fluks pacientësh që paraqiten me simptomat e gripit të stinës, por që nuk është grip pasi sezoni zyrtar nis në muajin nëntor.

Stratus, variant i Covid-19 ka prekur pothuajse çdo moshë, nga fëmijët tek të moshuarit, duke rënduar këta të fundit, sidomos për shkak të temperaturës së lartë dhe prekjes së mushkërive.

Stratus është një formë më e re e virusit COVID-19 që u zbulua për herë të parë në janar 2025 në Azinë Juglindore.

“Prej një jave jam me simptomat e një gripi, por teksa prisja të përmirësohesha, në ditën e tretë u rëndova deri në frymëmarrje, çka më bëri të mendoj se jam në Covid dhe jo grip. Virusin e kaloi më parë djali i vogël 2 vjeç, më pas bashkëshorti dhe tani unë. Kam 3 ditë me temperaturë 40 dhe jam detyruar të marr serum”, thotë Sonila, 34-vjeç nga Tirana.

Ajo thotë se nuk ka bërë analiza dhe ka menduar ta trajtojë në kushte shtëpie virusin, por mungesa e një terapie dhe një konsulte mjekësore e ka rënduar gjendjen e saj.

COVID-19 po vazhdon të ndryshojë, dhe po ashtu edhe variantet e tij
Varianti XFG, i njohur më shpesh si Stratus, është mutacioni më i fundit i virusit COVID-19 që prej disa javësh është përhapur me shpejtësi në të gjithë vendin.

Rastet janë të të gjitha moshave çka ka bërë që urgjencat spitalore të jenë të tejmbushura.

Deri në qershor, varianti ishte përhapur në 38 vende, duke bërë që Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) të përcaktonte Stratus si një “variant SARS-CoV-2 nën monitorim”.

“OBSH po e vëzhgon me kujdes variantin për të mësuar më shumë se si vepron dhe çfarë mund të nënkuptojë për shëndetin tone”, thonë ekspertët e shëndetit publik.

Sipas tyre, shumë simptoma të mutacionit Stratus 2025 janë si versionet e mëparshme të COVID-19.

Simptomat më të shpeshta përfshijnë:

Kollë e vazhdueshme dhe e thatë
Lodhje
Ethe
Disa njerëz gjithashtu mund të vërejnë:
Gulçim
Shtrëngimi i gjoksit
Dhimbje koke dhe dhimbje trupi
Të përziera ose humbje e oreksit
Si ndryshon Stratus nga variantet e tjera të COVID si Nimbus
Në SHBA, rastet e COVID-19 kanë qenë në rritje gjatë gjithë verës, sipas Qendrës për Kontrollin e Sëmundjeve (CDC).

 

LEXO TE NGJASHME

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.