Detaje tronditëse nga abuzimi seksual i 15-vjeçares nga i dashuri i nënës, 37-vjeçari e pranon. Partnerja e tij fajëson të bijën

VETVRASJE

Një 37-vjeçar nga Elbasani është ndaluar nga policia pas një denoncimi për abuzim seksual nga një 15-vjeçare, vajza e bashkëjetueses së tij.

E mitura në prani të psikologes dhe efektivëve të polici ka deklaruar se prej katër muajsh është abuzuar seksualisht nga partneri i të ëmës.

Ky i fundit e ka pranuar aktin, duke thënë se kjo ka ndodhur me dëshirën e vajzës së mitur. Ndërkohë nga ana tjetër, nëna e vajzës ka dalë në mbrojtje të partnerit, duke akuzuar të bijën.

Ndërkohë gazetarja e Top Channel Bruna Kërçyku raporton se e mitura tani është strehuar në një qendër të viktimave të trafikimit.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan ndaluan shtetasin B. B., 37 vjeç, banues në Elbasan, për veprën penale “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të mitura të moshës 14-18 vjeç”, pasi dyshohet se ka abuzuar seksualisht me vajzën e bashkëjetueses së tij, 15 vjeçe”, bën me dije policia.

 

 

LEXO TE NGJASHME

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.