Masakruan të riun në Vaun e Dejës, arrestohet në Kapshticë një nga të kërkuarit

 640 0 68c932fc4a81a

Masakroi bashkë me të tjerë në pedonalen para Bashkisë së Vaut të Dejës më 19 gusht një 37-vjeçar bashkë me persona të tjerë, kapet në kufirin afër Greqisë i dyshuari i shpallur në kërkim.

Lokalizimi dhe prangosja u bë nga Policia Kufitare e Kapshticës në Korçë, e cila njoftoi kolegët e Shkodrës dhe prangosën 28-vjeçarin Geralt Hoxha, banues në Klos të Matit

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi dyshohet se, në bashkëpunim me një shtetas tjetër ende të paidentifikuar, më datë 19 gusht 2025, në pedonalen para Bashkisë së Vaut të Dejës, kanë goditur me grushte dhe me sende të forta shtetasin D. L., 37 vjeç”, bëri me dije policia.

Paralelisht po vijojnë hetimet për dokumentimin e rrethanave të rastit dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit tjetër të dyshuar për këtë ngjarje, në bashkëpunim edhe me Prokurorinë.

 

LEXO TE NGJASHME

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.