Krimi në Shkodër/ “Po pija kafe kur…”, Erogen Vaso rrëfen ngjarjen: U largova me vrap, autori më ndoqi duke qëlluar

 640 0 68c003f75deb7

Erogen Vaso, i cili mbeti i plagosur gjatë atentatit të para dy ditëve në Shkodër është marrë sërish në pyetje nga autoritetet. Vaso besohet se ishte shënjestra e atentatit të kryer nga Ragip Gila, i cili la të vdekur dy persona dhe plagosi dy të tjerë, përfshirë edhe 43-vjeçarin.

Ai ka treguar për autoritetet se ishte duke konsumuar kafenë e mëngjesit në momentin që pa një person me skafandër në kokë dhe armë.

“Në atë moment u ngrita dhe u largova me vrap”, u shpreh ai, sipas BW. Më pas ai rrëfeu se Gila e ka ndjekur nga pas duke e qëlluar me armë. Sakaq ai mohoi të kishte njohje me autorin apo ndonjë konflikt të mëparshem

Sa i përket marrëdhënies së tij me fisin Bajri, Vaso pranoi se ka miqësi me ta, por u shpreh se nuk është i përfshirë në ngjarje kriminale.

 

LEXO TE NGJASHME

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.