Ky është autori i masakrës në Shkodër, me 2 viktima! Si u aksidentua pas krimit

 640 0 68be93117c067

Nga të dhënat e para nga qyteti i Shkodrës raportohet se policia ka arrestuar autorin e dyshuar të atentatit me breshëri plumbash ku humbë jetën dy persona Armando Pali dhe Liridon Kraja. Autori i dyshuar mësohet se është Rakip Gila, i cili pas atentatit, ku i mori jetën dy personave dhe plagosi dy të tjerë, mësohet se është larguar duke lënë edhe motorin e tij në vendngjarje.

Po ashtu ka bërë aksidenti në dalje të qytetit në tentativë për t’iu larguar policisë. Mësohet se ai është aksidentuar te ura e trenit dhe më pas në këmbë ka tentuar që t’i ikë policisë në pjesën e lumit Kir. Ai është vënë në pranga nga forcat Shqiponja, ndërsa është sekuestruar edhe arma e krimit. 

Theksojmë se ngjarja e rëndë që tronditi qytetin e Shkodrës këtë të hënë ka disa pista hetimi, ndër to dyshohet se objektivi të ketë qenë personi që mbeti i plagosur, Erogen Vaso, vëllai i Denis Brajoviçit, ky i fundit mësohet se kishte vrarë më parë Ndoj Boricin për llogari të grupit të Bajrave.

Teksa e plagosur ka mbetur edhe një nga kamarjeret e lokalit.

 

LEXO TE NGJASHME

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.