I dehur në timon përplasi dy motrat në Delvinë, 23-vjeçari punonjës në Ministrinë e Brendshme

 640 0 68ac43e4ab0f7

Një aksident tragjik në aksin Delvinë-Sarandë ka shkaktuar vdekjen e dy motrave, Elvisa dhe Rozina Dhimaku, 22 dhe 20 vjeçe, ndërsa shoqja e tyre ka mbetur e plagosur rëndë. Për ngjarjen është arrestuar 23-vjeçari Kevin Norra, specialist në Ministrinë e Brendshme, i cili udhëtonte me një mjet tip “Audi” nga Saranda drejt Gjirokastrës.

Policia e Sarandës bën me dije se Norra ishte në gjendje të dehur në timon. Testi i parë i alkoolit ka rezultuar 1.52 mg/l, ndërsa testi i dytë 1.42 mg/l. Ai akuzohet për “Shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Drejtim të automjeteve në mënyrë të parregullt”.

Aksidenti ndodhi gjatë një manovre të gabuar parakalimi, ku mjeti i 23-vjeçarit u përplas kokë më kokë me automjetin ku udhëtonin viktimat dhe shoqja e tyre. Grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e rrethanave të plota të ngjarjes.

Kolegji Universitar “LOGOS” ka reaguar gjithashtu me hidhërim për ndarjen nga jeta të ish-studentes së programit të Teknikës së Lartë në Laboratorë Mjekësorë, Elvisa Dhimaku, duke e kujtuar atë për buzëqeshjen, mirësinë dhe përkushtimin e saj, si dhe duke i shprehur ngushëllimet më të ndjera familjes.

 

LEXO TE NGJASHME

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.