Vrau bashkëshorten në sy të fëmijëve në Greqi/ Arrestohet Panteli Nakoleci, policia: Ishte fshehur në…

Panteli Nakoleci, i akuzuar për vrasjen e gruas së tij 36-vjeçare në Volos, u arrestua pasditen e së shtunës, më 23 gusht, nga autoritetet greke. Ai u kap në rrugën Pagason, në qendër të qytetit, vetëm 200 metra larg banesës ku ndodhi krimi i rëndë.
Burime nga policia bëjnë me dije se Nakoleci ishte fshehur në një parking për disa orë pas ngjarjes, përpara se të kapet nga forcat e rendit. Menjëherë pas kryerjes së vrasjes, ai kishte tentuar të arratiset, duke u zhdukur pa lënë gjurmë.
Ngjarja ndodhi pas një konflikti të ashpër familjar, ku bashkëshortja humbi jetën në praninë e fëmijëve të çiftit. Autoritetet greke po vijojnë hetimet për rrethanat e sakta të krimit dhe përfshirjen e mundshme të problemeve psikiatrike të autorit.
LEXO TE NGJASHME



















