Sot në darkë ndryshon moti?! Zagushi gjatë ditës, stuhi lokale dhe rebeshe shiu gjatë natës 

MOTI

Në Kosovë pritet të mbajë mot shumë i nxehtë dhe me zagushi. Pritet mot kryesisht me diell dhe me erëra të ngrohta nga jugperëndimi.

Pasdite apo në mbrëmje vonë mund të ketë shtim të vranësirave, ndërsa gjatë natës destabilizim i fuqishëm i motit me rrebeshe lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë. 

Temperatura maksimale pritet të arrijë deri në 35 gradë Celsius.

Ndërkohe Shqipëri pritet të mbajë mot kryesisht me diell dhe mjaft i nxehtë. Vonë në mbrëmje në veri dhe veriperëndim të vendit pritet të fillojë krijimi i stuhive lokale me vetëtima dhe bubullimë.

Vonë gjatë natës apo orët e mëngjesit stuhi shiu me vetëtima masive dhe bubullima pritet të përfshijnë nga veriperëndimi edhe qendrën e Shqipërisë ku mund të ketë rrebeshe mjaft intensive shiu dhe në fund rrebeshet lokale të shiut do të përfshijnë edhe jugun e vendit.

Në Maqedoninë Veriore nesër pritet të mbajë mot me diell dhe shumë i nxehtë, po ashtu edhe në Luginë të Preshevës, ndërsa në Mal të Zi pas nië dite të nxehtë në mbrëmje vonë dhe gjatë natës priten shtrëngata të fuqishme shiu me vetëtima dhe bubullimë.

E Premtja vjen më e freskët, me vranësira dhe zhvillime të rrebesheve lokale të shiut me vetëtima dhe bubullimë, më intensive në Shqipëri. Shumë pak zhvillime në Maqedoninë Veriore dhe pjesë të Kosovës.

Fundjava më e këndshme në aspektin e temperaturave, ndërsa në disa vise në Shqipëri dhe Maqedoninë Veriore priten rrebeshe të izoluara shiu me vetëtima dhe bubullimë./MeteoBallkan

 

LEXO TE NGJASHME

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.