“Viktima vuri përpara një karrige për t’u mbrojtur, por...”, kamerat zbardhin momentin e vrasjes së 14-vjeçarit në Maliq

 640 0 68a06089dfc39

Detaje të reja janë bërë publike nga vrasja e 14 vjeçarit në fshatin Pirg, Erald Xhejo.

Nga dosja hetimore mësohet se disa ditë para se të ndodhte krimi, autori ka shkuar me një mjet në fshatin Zvirinë dhe para lokalit të xhaxhait të viktimës, ka xhiruar gomat dhe është larguar.

Ditën e ngjarjes, viktima së bashku me një shok kanë shkuar në fshatin Pirg për t’u qethur në berberanë në afërsi të lokalit ku ndodhi vrasja.

Ata kanë parë autorin duke kaluar me makinë dhe i kanë fishkëllyer me qëllim për t’u sqaruar.

Ai ka ndaluar ka dalë nga makina dhe kanë nisur në debatojnë ndërkohë që ka nxjerrë thikën.   Viktima në këto kushte ka marë një karrike nga oborri i lokalit për t’u vetëmbrojtur duke e vendosur përpara trupit, por teksa bënte hapa pas është penguar dhe autori në atë moment e ka goditur me thikë. 

E gjithë ngjarja është filmuar nga kamerat e sigurisë së lokalit

 

LEXO TE NGJASHME

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.