80-vjeçari humb jetën mes flakëve në Gramsh, dyshohet se ndezi zjarr në kopshtin e shtëpisë

 640 0 689b2fed5d999

Një i moshuar nga Gramshi është viktima e parë e regjistruar në vend si pasojë e zjarreve që kanë përfshirë këtë zonë.

Policia njofton se rreth orës 11:00, i moshuari dyshohet se ndezi zjarr në kopshtin e banesës së tij në fshatin Kullollas, por flakët u përhapën masivisht dhe dolën jashtë kontrollit. Si pasojë e asfiksimit nga tymi, 80-vjeçari humbi jetën.

Rreth orës 11:00, dyshohet se një shtetas rreth 80 vjeç, ka ndezur zjarr në kopshtin e banesës së tij, në fshatin Kullollas, zjarr i cili ka dalë jashtë kontrolli dhe është përhapur masivisht, në disa fshatra të rrethit të Gramshit. Dyshohet se si pasojë e asfiksimit, ky shtetas ka humbur jetën”, njofton policia.

Ndërkohë, vijon beteja me flakët në disa fshatra të Gramshit.

 

LEXO TE NGJASHME

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.