Harroi çelësin në makinën e autorit/ Si 38-vjeçari përfitoi nga pakujdesia e ish-shefit të Urgjencës në QSUT

 640 0 66d06363d9a42

15 mijë euro u vodhën në një banesë në Komunën e Parisit në Tiranë këtë të enjte, ndërsa autori ra në pranga.

Eqerem Hasani është personi të cilit i janë vjedhur para brenda banesës së tij në kryeqytet.

Sipas informacioneve, Hasani ka qenë shef i Urgjencës së Sëmundjeve të Brendshme te QSUT.

Para një jave ai i ka dhënë autorit të vjedhjes, Olsi Bibollarit, 50 mijë euro borxh.

Pasi procedurën e ka dokumentuar te noteri, ai ka harruar çelësin e apartamentit të tij në makinën e 38 vjeçarit.

Denoncimin e ka kryer vetë doktori, e më pas autori është identifikuar përmes kamerave filmike.

Mësohet se autori është pronar i disa bizneseve

 

LEXO TE NGJASHME

BIZNESE TE REKOMANDUARA

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.