Detaje/ Po shkonte të merrte shërbimin, por u vra me armë zjarri, efektivi i “Shqiponjave” Novruz Cenalia ishte martuar para një muaji

 Screenshot 5 13 2024 4 47 09 PM
Një detaj prekës mësohet për Novruz Cenalian, efektivin e forcave “Shqiponja”, që u vra me armë në mes të ditës në fshatin Baltëz të Fierit.

I riu, sipas burimeve, kishte vetëm një muaj që ishte martuar, ndërsa sot ndërroi jetë, pasi u qëllua me armë zjarri nga 23-vjeçari Azgan Mernica.

Norvuz Cenalia ishte jashtë shërbimi në kohën që u qëllua, por i veshur me uniformën e Policisë, pasi po shkonte për të marrë shërbimin. Sipas policisë, dyshohet se ngjarja ndodhi për një konflikt të çastit.

Autori është shpallur në kërkim, ndërsa kushdo që ka informacion të telefonojë në numrin pa pagesë 112, duke iu garantuar anonimatin. Për çdo informacion të vlefshëm, Policia e Shtetit ka vënë në dispozicion shpërblimin 30 000 euro.

 

LEXO TE NGJASHME

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.