Dy ceremoni mortore për tragjedinë në Bunë, nëna varroset në Durrës, fëmijët në Shkodër

 640 0 663b434645b6c

Dy ceremoni mortore për tragjedinë në Bunë! Nëna 39-vjeçare Alma Arrazi do të varroset në Durrës, ndërsa tre fëmijët e saj të mitur do të prehen në Shkodër.

Alma Arrazi dhe fëmijët e saj do të varrosen ditën e sotme, por në dy qytete të ndryshme. 39-vjeçarja do të prehet pranë së ëmës në Durrës, ndërsa fëmijët në Shkodër, ku edhe ndodhi tragjedia.

Kanë qenë familjarët e Alma Arrazit që kanë këmbëngulur që të merrnin trupin e pajetë të 39-vjeçares, duke mos e lejuar që të prehej pranë tre të miturve, me të cilët u vetëmbyt në lumin e Bunës mbrëmjen e 2 Majit.

Ceremonia mortore për 39-vjeçaren do të bëhet në orën 12:00. Ndërsa mësohet se Drejtoria e Burgjeve i ka dhënë leje Erdgys Arrazit të marrë pjesë në varrimin e dy fëmijëve, djalit dhe vajzës të moshës 3 dhe 8 vjeç.

Por do të jetë Prokuroria e Shkodrës që do të japë vendimin përfundimtar nëse 31-vjeçari, i cili ndodhet në qeli si i akuzuar për shtyrjen e familjes së tij drejt vetëvrasjes, do të shkojë në varrimin e Gresë dhe Arditit.

Ndërkohë vajza e madhe e çiftit, Ergesta 9-vjeçare u varros më 5 Maj pasi trupi i saj i pajetë u gjet i pari rastësisht nga një peshkatar i zonës, nga ku u zbulua edhe tragjedia.

 

LEXO TE NGJASHME

BIZNESE TE REKOMANDUARA

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.