“Vajza e brishtë e martuar me të fortin e lagjes”, ngjarja tragjike në Shkodër, gazetari: Nëna ka bërë hakmarrje për bashkëshortin
Dervishi u shpreh se nisur nga deklaratat e të afërmve të saj, ka një keqinformim nga viktima, që sipas tij është rasti “vajzë e brishtë e martuar me të fortin e lagjes” .
“Është ngjarje e rrallë dhe e dhimbshme. Është ngjarje që ndodh njëherë në 20 vite në terrenin shqiptar. Ajo ka bërë një hakmarrje, ka vrarë fëmijët e saj për të plagosur burrin si mundësia e fundit për t’i shkaktuar atij një dhimbje. Shoh një keqformim kulturor të saj. Babai i saj thotë që nuk më dëgjonte të divorcoheshin, se e donte shumë. Ai tjetri i thotë do ndahemi, motra thotë jetonte me shpresën se dashuria për vajzën e re do i zbehej, tregon një karakter të dobët që pranon shumë gjëra”.
“Për mua i ka vrarë babai i pari. Nuk i lë asaj asnjë dritare të hapur, nuk është pak. Ai i ka vrarë i pari fëmijët. Ajo ka dashur të lëndoj atë. Është fati i zi i një vajze të martuar me të fortin e lagjes. Kanë dhunë, tradhti, ngjarje pafund. Ato dy momente që ajo mendonte se e donte shumë, mendonte deri pafundësisht që këtij do t’i mërzitet e reja, kjo tregon se ajo ka qenë një vajzë e formuar dobët. Mund të ketë qenë njeri i çiltër, por pa forcë.
Akti është pjesa më e rëndë, nëse ne na mbushen sytë me lot, sesi ajo nënë ka marrë ato fëmijët zvarrë, është gjëja më e rëndë. Nëna është e ndërtuar për t’i mbrojtur fëmijët e saj deri në fund. Kjo nëna është një plagë në shoqërinë shqiptare. Fati i zi e një vajze shqiptare e brishtë, e martuar me të fortin e lagjes.”-shtoi gazetari Ferdinand Dervishi.
LEXO TE NGJASHME